AKTUALITET, 9 Janar 2019, 13:22

Grida Duma video nga auditorët e boshatisur: Studentët i dhanë leksion “parisë”

Grida Duma video nga auditorët e boshatisur: Studentët i dhanë

Deputetja demokrate, Grida Duma e cila është edhe pedagoge pranë universitetit të Shkencave Sociale ka publikuar një video nga auditorët bosh.

Duma shprehet se studentët i dhanë një leksion të mirë ‘parisë’ prepotente të vendit. Ajo shton se bojkotimi i mësimit nga studentët ngrohu shpresën e shqiptarëve.

Në mbi 15 vite leksione nga sallat e universitetit, sot sallat janë bosh dhe studentët nuk marrin por po japin leksione.

Ata i dhanë një leksion të madh “parisë” prepotente të vendit dhe nën acarin e stinës ngrohën shpresën më të madhe të shqiptarëve për ndryshim”, shkruan Duma.