AKTUALITET, 9 Janar 2019, 13:15

“Prit nga dreka se kemi mbledhje”, blegtori lëshon alarmin SOS! Përgjigja qesharake që merr nga shteti

“Prit nga dreka se kemi mbledhje”, blegtori lëshon alarmin SOS!

Alket Nikolli blegtor në zonën e Golemit ka mbetur i bllokuar në Glinë të Dropullit.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Tritan Shehu, i cili thotë se Nikollit nuk i është dhënë asnjë ndihmë nga ana e prefekturës, ku i është dhënë një përgjigje qesharake: Të presi deri nga dreka se ka mbledhje. Ndërkohë deputeti ka bërë publik dhe numrin e telefonit të Nikollit, dhe apelon për ndihmë të menjëhershme ndaj tij.

Reagimi:

Per te kuptuar gravitetin e gjendjes se njerezve e bagetise ne Qarkun e Gjirokastres, si dhe indiferencen e pa aftesine e institucioneve, po bej publik vetem nje fakt te tanishem:

Blegtori Alket Nikolli nga Golemi, aktualisht eshte i bllokuar ne Gline te Dropullit me 400 krere bageti, pa strehe e pa asnje mundesi levizje.

Njoftoi sekretarin e Prefektures per kete urgjence dhe mori nje pergjigje absurde; te prese se nga dreka do te behet nje mbledhje, qe do ta marre ne shqyrtim edhe kete rast.

Nr i cel te Alketit eshte 0692265980. Kerkoj te ndihmohet menjehere.