AKTUALITET, 9 Janar 2019, 12:53

Bllokimi i Qarkut Gjirokastër nga dëbora: Shehu: Strukturat shtetërore janë inekzistente!

Bllokimi i Qarkut Gjirokastër nga dëbora: Shehu: Strukturat

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur se Qarku i Gjirokastrës po shkon drejt bllokimit dhe paralizimit të plotë nga dëbora.

Ai shkruan se strukturat shtetërore përkatëse dhe përgjegjëse janë inekzistente pasi shtabi i emergjencës sipas tij nuk ndjehet apo dëgjohet.

Rruga nacinale nga Memaliaj në Qafë Muzinë pothuajse e pa komunikueshme, me një nivel të borës prej reth 35 cm. Po kështu dhe drejtimi për Përmet.

30 grupe të tëra fshatrash si Zagorisë, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frashërit etj, janë të bllokuara dhe askush nuk interesohet. As edhe një masë apo këshillë për blegtorinë e këtij Qarku, i cili po kalon momente shumë të vështira,” – shkruan Shehu në Facebook.

Deputeti gjithashtu publikon edhe mesazhin e një specialisti siç thotë ai i cili shkruan në adresë të tij:

Deputet pershendetje. Ruget nacionale jane me kontrat mirmbajtie me kontrata 5-vjecare. Mirpo ne te gjitha keto akse nuk punon asnje mjet borpastrus.

Te gjitha jane te parashikuara ne kontrat. Eshte mirmbajtia dimerore ku ne baze te kontrates ne kantjerin e firmes duhet te ishin ne gadishmeri mjetet bor pastruse dhe ato te hedhjes se krypes. Duhet ishin kapanonet e mbajtjes dhe sasia e planifikuar e krypes etj. Te gjitha keto duhet te ishin kotrolluar nga rajoni jugor i rrugeve dhe te raportohej te A.R.Sh ja.

Por ketu nuk funksionon asgje!

Statusi i plotë i Tritan Shehut: