BOTA, 7 Prill 2018, 09:58

Mediat braziliane: Ish presidenti Lula da Silva do arrestohet pas meshës së të shoqes

Mediat braziliane: Ish presidenti Lula da Silva do arrestohet pas meshës

Ish presidenti brazilian Lula da Silva mund të arrestoheth pas meshës që do të mbahet këtë mëngjes (me orën shqiptare 14.30) në nder të të shoqes që ndërroi jetë shkurtin e vitit të kaluar dhe që sot do të mbushte 67 vjeçe.

Siç bëhet e ditur nga e përditshmja braziliane O Globo në versionin online të saj, kjo vjen nga një marrëveshje e arritur të premten mes avokatëve të Lula dhe policisë federale.