BOTA, 7 Prill 2018, 09:15

‘Hap drejt shkatërrimit’, Rusia i përgjigjet ashpër SHBA-ve: Goditje e re …

‘Hap drejt shkatërrimit’, Rusia i përgjigjet ashpër

Pas sanksioneve te SHBA-se kunder sipermarresve dhe kompanive ruse vjen pergjigja zyrtare nga Moska.

Rusia premtoi se do te pergjigjet ashper kunder asaj qe e quan nje goditje e re e marredhenieve mes dy vendeve.

“Sanksionet e reja të SHBA kundër biznesmenëve dhe kompanive ruse janë “të drejtuara kundër popullit rus”, deklaroi dje ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë thonë se këto masa nuk do të pengojnë Donald Trump ne takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Ne na thuhet se këto masa nuk janë të drejtuara kundër popullit rus. Ata janë te drejrtuara, jane goditje e re ndaj marrëdhënieve ruso-amerikane”, ka deklaruar ambasada.

Sipas saj, “Padronët rusë që refuzuan të luajnë sipas skenarit të Uashingtonit janë sanksionuar tani”, tha ambasada, e cila beson se Shtetet e Bashkuara “kanë ndërmarrë një hap të ri drejt shkatërrimit të ndërmarrjeve të lira dhe të konkurrencës”.