LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2018, 20:47

Media franceze lavdëron Rita Orën: Është një nga personalitetet më të njohura

Media franceze lavdëron Rita Orën: Është një nga

Këngëtarja e famshme Rita Ora, është artiste që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë.

Rita është mjaft e pëlqyer jo vetëm për performancat e saj, por dhe për stilin e veçantë që ka.Së fundmi, për të është realizuar një artikull nga një media prestigjoze në Francë. Përveç talentit dhe arritjeve të saj, media ‘NRJ’ flet dhe për vendlindjen e këngëtares, si dhe vlerësimin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Rita Ora, një personalitet i njohur në Kosovë. Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë. Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit. E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare ofroi një koncert falas në Prishtinë. Tashmë ambasadorja e Kosovës, Rita Ora, është dekoruar edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për promovimin e Kosovës në botë”, shkruan media franceze.

Kujtojmë që, këngëtarja vetëm pak ditë më parë ka qenë pjesëmarrëse në sfilatën e ‘Victoria’s Secret’, ku performanca e saj është pëlqyer shumë nga publiku, dukë bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.