LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2018, 15:00

Martesa e djalit të Bashkim Finos, me vajzën e zyrtarit të LSI, Veliaj publikon fotot

Redi Fino, djali i politikanit Bashkim Fino i dha fund beqarisë duke lidhur kurorë me vajzën e një tjetër zyrtari, gazetarit Gëzim Podgorica, ish-drejtor i ATSH.

Dasma u zhvillua jashtë syrit të medias rreth një javë më parë, por sot, kryebashkiaku Erion Veliaj publikon fotot e çiftit dhe disa foto me politikanin e PS, duke qenë ai zyrtari i lartë që ka celebruar çiftin në zyrën e vet në bashki.

‘Shumë urime Redi Fino dhe Edlira Podgorica, teksa nisni udhëtimin më të bukur të jetës suaj bashkë. I lumtur për miqtë e mi Bashkimin e Gëzimin tek shohin fëmijët e tyre të krijojnë familjen më të re të Tiranës. Të trashëgohen’, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, duke publikuar dhe fotot.