LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2018, 14:47

Nuk fitoi Festivalin e Këngës, reago Soni Malaj/ VIDEO

Nuk fitoi Festivalin e Këngës, reago Soni Malaj/ VIDEO

Me këngën “Më e fortë”, këngëtarja Soni Malaj konkurroi në skenën e “Festivalit të Këngës” për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Kënga u prit mirë nga shikuesit dhe këngëtarja u vlerësua jo vetëm për vokalin, por edhe për performancën e saj.

Mirëpo, Soni nuk e preku dot çmimin e madh, pasi fituese e festivalit u shpall këngëtarja Jonida Maliqi. Në një postim në “Instagram”, Soni falenderon të gjithë ata që e pëlqyen këngën dhe tregon se ky do të jetë një kujtim i bukur. Ajo nuk harron të urojë edhe kolegen e saj Jonida Maliqi.

Gjithsesi, më poshtë ju ftojmë të shijoni performancën e saj në “Festivalin e Këngës”: