LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2018, 10:37

“Kishte shumë lekë”, Albërie Hadërgjonaj tregohet e sinqertë, flet për “hallet” pas ndarjes nga burri

“Kishte shumë lekë”, Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj e ftuar në “Xing me Ermalin” me natyrën e saj të sinqertë dhe humorin që e ka karakterizon, ka bërë disa deklarat ironike që kanë shkaktuar mjaft humor në studio.

“Unë dikur nuk këndoja se kishte burri shumë lekë. S’kam shumë që e kam filluar, 7, 8 vjet. S’kisha ça të bëja dhe thashë me vete Albërie futja se ike për lesh, u pre rubineti”, tha Albërie.

Teksa artistët po qanin hallet mbi faktin që Vitin e Ri nuk e festojnë dot kurrë me familjen pasi atë natë ndodhen në koncerte dhe mbrëmje muzikore, Albërie u shpreh se edhe asaj i ndodh e njëjta gjë dhe muzikën i është dashur ta fillojë pas ndarjes nga bashkëshorti.