LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2018, 16:47

Nga djegia e 2 milionë dollarëve për t’u ngrohur tek flota, faktet më interesante mbi Pablo Escobar

Nga djegia e 2 milionë dollarëve për t’u ngrohur tek flota,

Escobar ka qenë një prej narkomenëve më të mëdhenj të viteve ’90 në botë, duke u bërë furnizuesi më i madh i lëndëve narkotike në SHBA, por jo vetëm.

Sot, historia e tij njihet dhe përflitet nga të gjithë, i cili ka qenë burim inspirimi për shumë filma e seriale që janë bazuar në jetën e tij. Përveç njohurive që dihen për të, kanë dalë në dritë kohët e fundit edhe disa fakte rreth jetës së kolumbianit të famshëm. Gjatë kohës kur Pablo së bashku me familjen e tij po fshiheshin nga policia, vajza e tij Manuela u sëmur.

Për ta mbajtur atë ngrohtë, ai dogji rreth 2 milion dollarë; Escobar është përgjegjës për vrasjen e 4 mijë njerëzve, ku përfshihen: 200 gjyqtarë, 1 mijë policë, gazetarë dhe punonjës të qeverisë; Ai i ofroi qeverisë kolumbiane 10 miliardë dollarë që ajo të ndryshonte ligjet e ekstradimit; Pasuria e Pablo Escobar u vlerësua deri në 30 miliardë dollarë; Për 7 vite me rradhë Escobar u rendit në pesëshen e njerëzve më të pasur në botë sipas revistës Forbes dhe vetëm në 1989 ai zbriti në vend të 7; Në fund të viteve 1980, autoritetet kolumbiane konfiskuan flotën e tij, e cila përbëhej nga 142 aeroplanë, 20 helikopterë, 32 jahte dhe 141 shtëpi dhe zyra të ndryshme!

Ai u cilësua si ‘Robin Hood’ nga shtresa e varfër për shkak të ndihmës konstante që u ofronte atyre; Në pronësinë e tij Pablo kishte krijuar edhe një burg luksoz që quhej “La Catedral” (Katedralja).

Ajo përbëhej nga një kazino, një klub dhe një spa; Frika më e madhe e tij ishte ekstradimi pasi ai nuk donte të përfundonte në një burg amerikan; Rreth 25 mijë njerëz, përfshirë edhe të varfrit që Escobar kishte ndihmuar duke u dhënë para, morën pjesë në funeralin e tij në Medellin.