TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të ftuarit e puntatës speciale në “Xing me Ermalin” kanë treguar nga një histori që u ka ndodhur për Vit të Ri e ndër ta i ftuar është edhe Olsi Bylyku. Aktori tregoi se para disa vitesh i kishte vjedhur prindërve lekët që do jepnin në një dasmë dhe kishte dalë me shokët.
E pashë një herë dhe thashë ‘Jo se s’je ai lloj çuni ti’. Por ai zarfi sikur më thërriste. E hapa, mora lekët dhe dola me çunat. Pas disa kohësh kishim ne një rast në shtëpi dhe erdhi ky personi që mori zarfin bosh.
I dha babit tim për qokë zarfin bosh. ‘Po ti je duke u tallur me mua zarfi bosh’, i tha babi im. ‘Po bosh ma dhe edhe ti’, i tha ai. ‘Olsioniiiiii’, më thirri babi, këtu s’mbaj mend më”, tregoi Olsi duke i bërë të gjithë të qeshin.
