LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2018, 11:01

VIDEO/ “Do t’iu fëlliqim fare”, Ermal Mamaqi i nxjerr “të palarat” artistëve

Janë të rralla rastet kur shohim bashkë shumë prej artistëve shqiptarë në të njëjtin emision.

ermal-mamaqi-1-933x445

Por duket se Ermal Mamaqi ia ka dalë të bëjë bashkë këngëtarët Albërie Hatërgjonaj, Fatmira Breçani, Gëzim Nika, Gena, Remzie dhe Nexhat Osmani, Bojken Lako dhe aktorët e humorit Olsi Bylyku dhe Arta Elezaj. Përtej të gjitha angazhimeve, artistët kishin zgjedhur të bëhen bashkë sot në emisionin “Xing me Ermalin”. Mes të qeshurash dhe batutash moderatori zbuloi “dëshirat” e artistëve.

“Unë desha t’iu lexoj ju nga një kartolinë sepse ne kemi bërë një vjedhje. Kemi marrë kartolinat që i keni dërguar ju babagjyshit dhe do t’i lexojmë. Do t’iu fëlliqim fare, do tregojmë të vërtetën”, tha Mamaqi.

Ai lexoi gjatë emisionit kartolinat “me dëshirat” e artisëve, përmes të cilave i bëri të gjithë të qeshin./tvklan.al