TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Gent Hazizi është shfaqur për herë të parë në publik pas sherrit që ndodhi mes tij dhe Ledio Lakos, ngjarje kjo e përfolur nga të gjithë mediat, prej tre ditësh.
Në një video-live në Instagram, me mikun e tij, Florian Binaj, Hazizi është shfaqur duke biseduar plot humor, por ajo që ka rënë në sy është syri i tij i nxirë. Siç shihet edhe në foto, Hazizi ka shenja nga dhuna e para tre ditëve.
Prej tre ditësh, në media ka bërë bujë sherri mes dy aktorëve të njohur të humorit, Gentian Hazizi dhe Ledio Lako. Aktorët janë rrahur tek ish-Ekspozita, ndërkohë që sipas njoftimit zyrtar, Ledio ka qenë ai që i ka qëlluar Hazizit me dorezë metalike.
Vetë Lako u shpreh se janë kapur vetëm me shpulla, kurse Genti tha se ishte faji i Ledios, që ai i shte larguar nga programi i humorit “Portokalli”.