TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Modelja e fitnesit, Dorina Mema, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka folur lidhur me kafshët e saj shtëpiake. Ajo tha se qeni i saj “Boo”, është si një njeri për të dhe e mban gjatë gjithë kohës pas vetes.
Gjithashtu ajo ka treguar edhe shumat marramendëse që ka paguar për shëndetin e qenushit të saj, duke përfshirë edhe veshjet e luksit.
“Unë e marr me vete kudo, e njohin të gjithë. Ky është një njeri. Është i dëgjuar shumë. Unë them se i është lutur zotit të më kishte në shtëpi dhe po kënaqet, e shijojnë pafund. Edhe prindërit tanë po kënaqen sepse ne puna na mban paska larg. E shumta që ka bërë bën nevojat. Shtyp ashensorin vetë. Për këtë qen grabis, u sëmur paguajta 1500 euro për ta kuruar. I kemi blerë një xhup 80 eruo në Bruksel. Qenin nuk e kam marrë asnjëherë në avion. Vendi më luksoz Dhërmiu, edhe pse nuk lejoheshin qentë, unë e kam mbajtur. I kam premtuar qenit se do të shkojmë në një ishull pranë Tajlandës, por ndodhi kjo që ndodhi dhe i anuluam”, tha Dorina.
https://youtu.be/jOndbCa87-Q
Më tej, Dorina ka treguar edhe ushqimet e preferuara të qenit të saj, i cili mesa duket ka shije ekzotike. Shpenzimeve të saj i shtohen edhe ato për kavien që ka, i cili është i racës “guinea pig”.
https://youtu.be/i_1noMdazlQ
“Boja ha tartar, karkaleca. Ha çfarë kam unë në pjatë. Ha fruta të thata. Kam dhe një Guinea pig, ha vetëm antioksinadë. Majdanoz, luleshtrydhe, mango. Është mi shumë i shtrenjtë,”-shtoi ajo.