LIFESTYLE, 29 Prill 2020, 17:40

“Më ke bërë pafund të lumtur”, Marina dhe Getoari shtohen në familje, moderatorja: Është dashuria ime më e re


Marina Vjollca dhe Getoar Selimi prej vitesh janë të martuar, dhe të gjithë i kanë sytë nga çifti për lajme të reja, si ardhjen e një bebeje. Por, duket se ata ende nuk kanë ndërmend për këtë gjë.

Madje Marina ka marrë dhuratë një mace gri, që duket se do të jetë banorja më e re e familjes. Ajo ka shprehur lumturin e saj në rrjete sociale, teksa shkruan se është e lumtur pafund, duke falenderuar personin që ja dhuroi.

“MINI është dashuria ime më e re,”– shkruan Marina Vjollca ndërsa i drejtohet personit që e suprizoi me këtë dhuratë speciale: “Të dua shumë shpirti im, më ke bërë pafund të lumtur.”

Macja gri është e rracës “British Shorthair”, që mbahen si shumë besnike dhe të dashura. Tashmë Marina ka me çfarë të shtyjë ditën më bukur në karantinë.