LIFESTYLE, 28 Prill 2020, 12:00

Modelja e fitnessit s’e preferoi se i hutonte klientët në palestër, i kthehet publikisht Kejvina Kthella: Më përzure


Kejvina Kthella ka reaguar ndaj modeles së fitnessit, Dorina Mema. Dy ditë më parë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Dorina Mema tha se Kejvina Kthellën nuk preferon ta ketë pjesë të palestrës, pasi i huton klientët.

Mirëpo pas kësaj, ka reaguar dhe Kejvina Kthella, e cila duket se ka një miqësi të veçantë me modelen e fitnessit.

“Si më përzure kshu”,- shkruan Kejvina në një postim në rrjete sociale, ndërsa e shoqëron me emoji buzëqeshjesh.

Me sa duket Kejvina Kthellës i pëlqen të jetë qendra e vëmendjes dhe nuk e kanë shqetësuar aspak fjalët e Dorina Memës.