LIFESTYLE, 27 Prill 2020, 23:07

Tërmeti lëkundi vendin/ E ndjen edhe Fevziu në studio: E shkundi, e shkundi, Naçi...

Tërmeti lëkundi vendin/ E ndjen edhe Fevziu në studio: E shkundi,

Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, janë ndjerë shumë pavarësisht se konsiderohet i dobët.

Tërmeti është ndjerë edhe në studion e “Opinion”, ku moderatori Blendi Fevziu po zhvillonte një bisedë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun. Pasi mori informacionin për lëkundjen, Fevziu ndau shqetësimin e tij me të ftuarin e radhës, Elvis Naçin.

“E shkundi pak studion Naçi e shkundi. Po shihja dritat që lëviznin por nuk reagova se thashë mos gaboja,”-tha Fevziu.

Epiqendra e tërmetit ishte në Derven, Fushë Krujë dhe sipas EMSC u shënua magnituda 3.3 e shkallës Rihter me thellësi 8 km.