TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Dojna Mema, tërheq shpesh vëmendjen në rrjetet sociale për postimet e saj. Kësaj radhe ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit, në të cilën ka dhënë opinionet e saj, për meshkujt që nuk sillen mirë kundrejt të dashurave të tyre.
“Ju dërgoni pyetjet, ne ju sugjerojmë përgjigjet”,- shkruan Dojna Mema, ndërsa menjëherë ka mbërritur pyetja e parë nga një fanse: Nëse i dashuri s’të le të punosh, ti bën të kundërtën e dëshirës së tij. Quhet tradhëti?
Dojna Mema është e prerë në përgjigjet e saj dhe nuk i kursen fjalët kur vjen puna tek barazia gjinore dhe liria e femrës.
“Quhet: Ler të dashurin! Kërkojmë barazi gjinore, dreq e bir, ndërkohë që ka akoma vajza që i nënshtrohen një IDIOTI“,- është përgjigja e Dojna Memës.
Por, pyetjet për të dashurin kanë vazhduar, dhe një ndjekëse tjetër ka një hall se nuk i ka shkruar i dashuri qëkur filloi karantina…
“Quhet Trap, në formën më të edukuar të mundshme, por ti mund të shtosh edhe epitete të tjera,”- është një tjetër përgjigje e moderatores së Top Channel.