LIFESTYLE, 28 Prill 2020, 12:02

Sulmohet Stresi, hakerat kërkojnë t’i bllokojnë kanalin pas këngës me titullin ‘e pistë’, revoltohet reperi: S’ma ndalni suksesin…


Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, pak ditë më parë publikoi një këngë, e cila duket se po merr mjaft reporte në Yotubë, pavarësisht suksesit të saj.

Nje këngë ndryshe nga të tjerat, me një fjalor të rëndë, ku nuk mungojnë fjalët banale, duket se shumë njerëz nuk e mbështesin, realizimin më të fundit të reperit, Stresi.

Ai ka publikuar në InstaStory, ku tregon se pavarësisht se po merr shumë reporte në Yotube, suksesin e ka të padiskutueshëm dhe s’ja ndal njeri.

“700 K reale, se sa 10 milion Fake të jujat. S’mun ma nalni suksesin me reporte Youtube”- shkruan Stresi në postimin e tij.

Pak kohë më parë ai nxorri në treg këngën “Loco” e cila u mirëprit nga publiku shqiptar, dhe u kthye në hit. Por, duket se kënga e radhës ka shumë kritika, dhe reperi s’i vjen aspak mirë për këtë.