LIFESTYLE, 28 Prill 2020, 14:00

Orinda Huta shfaqet bashkë me ‘defektet’ e saj, dhe tregon se ndjehet mirë me veten: Atë copën e dhjamit mund ta kisha…


Moderatorja dhe këngëtarja, Orinda Huta ka ardhur me një postim që mban dhe një mesazh ndërgjegjësues për të gjitha vajzat që janë stresuar nga shtimi në pesha, gjatë karantinës.

Orinda ka pozuar pa photoshop, ndërsa tregon se beli i saj nuk është perfekt, por pavarësisht kësaj nuk ndjehet keq. Edhe pse nuk është në peshën ideale, moderatorja ndjehet mirë me veten, dhe sugjeron të gjitha vajzat që mërziten për ‘dhjamin’ se janë njësoj.

“Atë copën e dhjamit që ka dalë në anësore mund ta photoshop-oja, por zgjodha që jo. Për t’i treguar të gjitha gocave që mërziten për ‘dhjamin’, jemi njësoj. Unë aktualisht peshoj 64 kg (pesha që dua unë është 60) dhe gjatë kësaj kohe karantine duke u stërvitur në shtëpi mund të kem humbur jo më shumë se 1 kg, por jam mbledhur shumë edhe pse pa pesha të rënda. Megjithatë ndjehem shumë mirë dhe mund të them që është ndër të rrallat herë që se kam problem peshën mbi 60. P.s ky post nuk u ndikua nga ndonjë mesazh a koment,”– shkruan Orinda Huta në postimin e saj në rrjete sociale.