TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë zbardhur detaje mbi sherrin që ka ndodhur një ditë më parë mes aktorëve Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Mësohet se zanafilla e konfliktit që çoi një ditë më parë në përdorimin e dorezës metalike, është hershme.
Bëhet fjalë për kohën, kur Lako dhe Hazizi ishin kolegë në spektaklin e humorit “Portokalli”. Konkretisht Lako njihet për rolin e “Kapos”, ndërsa Hazizi për monologjet që bënte.
Burime nga Prokuroria e Tiranës që ka marrë në dorë këtë çështje, bëjnë me dije për Dosja.al se Hazizi e ka akuzuar Lakon dhe ja ka hedhur këtij të fundit fajin për largimin e tij nga spektakli i humorit.
“Më hoqi nga puna,”- mësohet të ketë thënë Haziz, që aktualisht është i angazhuar në një tjetër program.
Ata janë rrahur dje në mesditë në orën 12:15, në bulevardin “Gjergj Fishta” pranë një karburanti.
Në materialin që Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës, sqarohet se ka qenë Ledio Lako ai që ka qëlluar me dorezë metalike aktorin Gentian Hazizi dhe shokun e tij, Elton Myftiu.
Pas sherrit, të dy janë shoqëruar në polici, por tashmë po hetohen në gjendje të lirë.