TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas largimit të gjykatësit Fatos Lulo, për pasuri të pajustifikuar, duke bërë një krahasim mes pasurisë së gjykatësit dhe pasurisë së kryeministrit Edi Rama.
Berisha shprehet se pasuritë e pajustifikuara të gjykatësit Lulo, nuk janë as çereku i pasurive të pajustifikuara të kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij Linda.
“Pasuritë e pajustifikuara të gjykatesit Lulo nuk janë as çereku i pasurive të pajustifikuara të Edvin Kristaq Rames dhe zonjës së tij të nderuar Linda Rama.
Kështu që dallimi midis Lulos dhe çiftit të krye..krye...krye... nuk qëndron në faktin se për çiftin në fjalë nuk ka ligj që kontrollon pasuritë e tyre. Pra ligji ekziston. Mirëpo sapo kryetarja e ILDKP Zana Xhuka mori për verifikim dosjen e pasurive të çiftit Rama, ky i fundit përdori shumicën e tij parlamentare të përbërë nga vrasës, trafikante, banditë dhe, siç do faktonte Gjykata Kushtetuese, shkarkoi në mënyrë antikushtetuese në sy të shqiptarëve dhe mbarë botës me urgjencë nga detyra Kryetaren e ILDKP. Prandaj dhe ai vazhdon të shtojë i pangopur pasurinë e tij të paligjshme”, shkruan ndër të tjera Berisha.