AKTUALITET, 27 Mars 2018, 11:13

Skandalet me pronat, Vlahutin i shkon në zyrë kryebashkiakut të Vlorës

Skandalet me pronat, Vlahutin i shkon në zyrë kryebashkiakut të

Pas Kavajës dhe Lezhës, skandali me pronat  me ç’duket do të zhvendoset në qytetin bregdetar të Vlorës. Sot ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Vlorë dhe i ka kërkuar edhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonajt që ta shoqërojë,.

Vlahutin tha se qëllimi i këtij takimi, që nisi me një vizitë në zyrën e kryebashkiakut Dritan Leli, është pikërisht çështja e pronës.

“Kënaqësi e vecantë që ju kam sot në zyrën time, në zyrën që unë e quaj zyrën e qytetarëve të Vlorës. Ngelem mirënjohës për çdo mbështetje të deritanishme të qeverisë shqiptare, sigurisht edhe delagacionit Europian”, i tha Leli ambasadoren Vlahutin por kjo e fundit hyri direkt në temë.

“Është e mrekullushme të kthehem në Vlorë. Sot është e rëndësishme, arsyeja që kemi ardhur është për të parë disa projekte që do i shohim edhe nesër por sot do merrem me një çështje vërtet shumë lart në axhendën tonë; të drejtat e pronës.

Ideja është që sot do kemi një seri takimesh me një sërë institucionesh që lidhen me cështjen e pronës. Është një lloj misioni faktmbledhës, dukeqenë se ne si BE duam të angazhohemi për një zgjidhje të përshtatshme të një prej të drejtave themelore që është e drejta e pronës.

Do kemi një konferencë shtypi në orën 13:30”, u shpreh Vlahutin duke paralajmëruar një deklaratë nga ky qytet e ku mesa duket do kemi zhvillime të reja sa i takon çështjes së pronave.

“Pranova me kënaqësi ftesën e ambasadores Vlahutin për të qenë sot në Vlorë, është pikërisht çështja e pronës që na bashkon. Së fundmi janë zhvilluar një sërë veprimesh ligjore e administrative për çështjen e pronës. Edhe sot në takimet me këto institucione do nxjerrim e kuptojmë më shumë lidhur me këtë çështje. Siç e tha ambasadorja do dalim në deklaratë pak më vonë”, u shpreh ministrja e Drejtësisë Gjonaj nga zyra e Lelit.