AKTUALITET, 27 Mars 2018, 11:18

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ambasadorja Souran: Paragjykimet pa baza duhen varrosur

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ambasadorja Souran: Paragjykimet pa

Po zhvillohet konferenca “Rishqyrtimi i marrëdhënieve Shqiptaro-Greke”, nga ku ambasadorja e Greqisë Eleni Souran, shprehet se paragjykimet pa baza duhen varrosur.

Ambasadorja thotë se në media ka perceptime false për marrëdhëniet mes 2 vendeve. Ajo shton se Shqipëria dhe Greqia janë 2 shtete me identitetet përkatëse, secili krenar për veten, e duhen iniciativa të përbashkëta për të çuar më tej marrëdhëniet pozitive mes dy  vendeve.

“Duhet të sjellim marrëdhëniet tona në botën e vërtetë. Kombet tona janë në ndërveprim prej shekujsh. Në media ka perceptime false, paragjykimet pa baza duhen varrosur. Ne jemi 2 shtete me identitet kulturor- historik,  secili krenarë për veten. Ne mund të arrijmë synimet me iniciativa të përbashkëta, me një axhendë pozitive bashkëpunimi”, shprehet ambasadorja greke.