AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 18:27

“Korça në shtetrrethim”, denoncimi: Studentët ndalohen të futen në takim me Ramën!

“Korça në shtetrrethim”, denoncimi: Studentët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një studenti nga Korça, i cili pretendon se është ndaluar të futej në takim me kryeministrin.

Studenti shkruan se, mbledhja ishte me ftesa dhe, po mos të ishe i majtë, nuk lejoheshe që të merrje pjesë në mbledhje.

Postimi i plotë

Korça ne shtetrrethim!

Studenti dixhital denoncon:

Frikacaku takim me ftesa,

Ndalon studentet te futen ne takim!

Lexoni denoncimin e studentit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha! Jemi disa studente te Universitetit te Korces dhe nuk na lejojne te futemi ne takim me zotin Kryeminister. Korca eshte ne shtetrrethim nga narkopolicia . mbledhja eshte me ftesa , po mos jesh i majte nuk lejohesh. Te uroj shendet zoti berisha.