AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 19:24

Me armë me vete bënte xhiro në qytet, policia arreston të riun në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili qarkullonte me armë me vete. Sipas njoftimit të policisë i riu kishte një pistolete dhe 7 fishekë në momentin e arrestimit.

Njoftimi i plotë

Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë, si edhe 7 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë ditës së sotme kanë vijuar me kontrollet për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Në këtë kuadër është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i një shtetasi me preçedentë kriminal të mëparshëm i cili lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, konkretisht:

T.G, 31 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”).

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj këtij shtetasi në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me një krëhër të mbushur me 7 fishekë luftarakë të cilat shtetasi i mësipërm i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.

b52385e1-5f4d-4b64-8518-f2f2d8457bed