TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ish këshilltare e presidentit Trump, e cila u pushua nga puna për shkak të "mungesës së integritetit", ka publikuar një bisedë me presidentin amerikan, të cilën ajo e kishte regjistruar në fshehtësi.
Në bisedën e regjistruar ajo ankohet tek Trump, sepse është pushuar nga puna nga Gjenerali John Kelly, shefi i stafit.
Çfarë përmban biseda?
Në një pjesë të bisedës së regjistruar, zëri që thuhet se i përket presidentit Trump, i thotë zonjës Manigault Newman, se "kam dëgjuar se do të largohesh. Ç'po ndodh?".
Asistentja i thotë Trump se "Gjenerali Kelly më ka thënë se ju doni që unë të largohem".
"Jo...Askush nuk më ka thënë për këtë. Ju e dini se ata kryejnë një operacion të madh, por unë nuk e dija. Nuk e dija. Dreq. Nuk më pëlqen aspak që po ikën", përgjigjet presoni që Newman pretendon se është Trump.
Përveç bisedës me Trump, Newman, ka regjistruar një bisedë edhe me Gjeneralin Kelly. Publikimi i këtyre bisedave ka sjellë kritika shumë të ashpra drejt saj, për shkak se regjistrimi në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, veçanërisht në Dhomën e Situatave, mund të cënojë sigurinë kombëatare.
/TPZ.AL/