TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pep Guardiola është fanatik i lojës së tij. “Tiki-taka” e famshme ekziston kudo ku shkel tekniku spanjoll dhe fizionomia e tij e lojës duket se nuk do të ndryshojë.
Kampioni i La Ligas me Valencian në 2 raste dhe përfaqëues i Argjentinës në plot 115 ndeshje, Roberto Ajala ka akuzuar Guardiolën si shkatërruesi i futbollit: ” Barcelona e Guardiolës është ekipi më i mirë që kam parë në jetën time, por nuk mund ta mohoj, Pep ka shkatërruar futbollin”, tha Ajala për “La Nacion”. “Tani, shumë mbrojtës duan të dalin duke luajtur sikur të ishin në Barcelonë, dhe nëse me pyesni mua, ata nuk mund ta bëjnë këtë.
“Qendërmbrojtësi mbron së pari, e jo të dijë të pasojnë topin. Janë mbrojtës! Shikoni Maskeranon… Unë mendoj se kritikat e kanë lënduar. Jo vetëm kritikat, por dhe Pep Guardiola. Ai nuk është një mbrojtës, por për Pep ishte dhe kështu i humbi vitet e tij më të mira duke luajtur në prapavijë.