AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 19:15

Pique tërhiqet nga kombëtarja spanjolle, Shakira i kujton momentin kur u njohën

Pique tërhiqet nga kombëtarja spanjolle, Shakira i kujton momentin kur

Gerard Pique, mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, pak ditë më parë njoftoi tërheqjen nga kombëtarja e “La Rohas” me motivin e moshës. Sipas Pique-s tani ka ardhur koha që ai të fokusohet vetëm te klubi katalanas.

Ndërkohë sot, bashkëshortja e futbollistit, këngëtarja kolumbiane Shakira, i ka dedikuar futbollistit një status në rrjetet sociale: “I dashur, përfundoi një aventurë që do ta mbajmë gjithmonë në zemrën tonë. Një nga momentet më të lumtura të jetës sime ishte kur të pashë të ngrije lart Kupën e Botës në vitin 2010.”

Ky postim hedh poshtë zërat për një krisje mes çiftit. Ndërkohë kujtojmë se Shakira dhe Pique janë njohur në verën e 2010-s, pikërisht në Botëror, kompeticion ku këngëtarja bëri këngën zyrtare.