AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 16:41

Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

Një banesë në fshatin Bradashesh të Elbasanit ka marrë flakë pas shpërthimit të një bombole gazi. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Në banesën e shtetasit A.T. 55 vjeç, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit ka rënë zjarr në banesë. Me të marrë njoftim shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga shpërthimi i bombolës së gazit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale”, sqaroi Policia.