AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 17:46

"O i shkreti Delfin, cfarë t'u desh që erdhe këtej nga anët tona!"

"O i shkreti Delfin, cfarë t'u desh që erdhe këtej nga

Akademiku Artan Fuga, ka reaguar në rrjetet sociale, pas një fotografie të një delfini të ngordhur në bregdetin e Durrësit. Sipas Fugës, këtij delfini të ngordhur, i cili konsiderohet specie e mbrojtur, i duhej bërë ekspertiza se përse ka ngordhur, por autoritetet thjesht e kanë hedhur në plehra.

Statusi i Fugës: 

Plehra!

Delfin i ngordhur i nxjerrë nga deti në Durrës në breg!

Ne vend të bëheshin ekspertiza si duhet meqë kemi të bëjmë me një specie të mbrojtur, erdhi eskavatori, e ngarkoi në një rimorkio portabli, hodhi ca rërë përsipër dhe hë te...plehrat!

Cfarë plehrash!

O Zot cfarë minimalistësh që jemi!

Ai që ka dhënë urdhër që pa ekspertizë ta hedhin Delfinin në plehra ka bërë shkelje të ligjit!

O i shkreti Delfin, cfarë t'u desh që erdhe këtej nga anët tona!

Këtej ikin, ti si naiv erdhe!

Tani aty te plehrat të hanë qentë e Durrësit!

/TPZ.AL/