TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse me Argjentinën, Lionel Mesi duket se vuan një lloj mallkimi, me klubin ai vijon të vendosë rekorde. Me fitoren e Barças kundër Seville në Superkupën e Spanjës, falë golave të Gerard Piqué dhe Ousmane Dembélé, argjentinasi u bë lojtari më i titulluar i historisë së katalanasve.
33 trofe në total
Në total ai ka marrë 33 trofe gjatë karrierës së tij në Katalonjë katër prej të cilëve janë në Ligën e Kampionëve dhe nëntë janë tituj të La Ligas. Pra, Pleshti tejkalon Andres Iniesta tashmë pjesë e Vissel Kobe në Japoni. Top 5 e lojtarëve më të titulluar të blaugranave vijon me vendin e tretë në barazim Gerard Piqué dhe Sergio Busquets me 28 trofe, të ndjekur nga Xavi Hernandez me 25 trofe.