AKTUALITET, 7 Prill 2018, 09:01

Me 196 km/h , ja si e pësuan mbrëmë gjashtë shofer të dehur nga policia

Me 196 km/h , ja si e pësuan mbrëmë gjashtë shofer të

Shofere te dehur ne timon dhe me shpejtesi sketerre vazhdojne te mbetet shqetesim serioz per jeten ne qarkullimin rrugor.

Policia e Tiranes ka bere me dije se gjate aksionit te fundit dhe kontrolleve me Drager nga Policia Rrugore e Tiranes jane hequr 18 Leje Drejtimi te pezulluara per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 6 drejtues mjetesh jane arrestuar per drejtim mjeti ne gjendje te dehur.

Njoftimi 

Ne rrugen “Selim Brahja” shtetasi me iniciale R.TH u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.86 mg/l, testi i dyte 0.56 mg/l

Ne rrugen “Selim Brahja” shtetasi me iniciale M.H u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.88 mg/l, testi i dyte 0.79 mg/l

Ne rrugen “Selim Brahja” shtetasi me iniciale T.M u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.65 mg/l, testi i dyte 0.57 mg/l

Ne unazen e madhe automjeti tip Porche Panamera GTS u konstatua duke bere gare ne shpejtesi dhe pas ndjekjes e ndalimit nga Policia Rrugore ne zonen e Saukut, rezultoi se drejtuesi i mjetit me iniciale R.M ishte nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.34 mg/l, testi i dyte 0.27 mg/l.

Mjetet luksoze qe vazhdojne ta trajtojne rrugen si “piste garash”

Nderkohe ne rrugen Interurbane kryesore Durres-Tirane, perpos kontrolleve te shtuara dhe masave te “ashpra” administrative, ka akoma drejtues mjetesh te cilet manifestojne vetebesim te tepruar ne drejtim te automjeteve, duke qarkulluar me shpejtesi 150 km/h, 180 km, 185 km/h dhe 196 km/h, ne nje segment rrugor ku shpejtesia maksimale e lejuar eshte jo me shum se 90 km/h!!

Diferenca e shpejtesise mbi normat e lejuara tregon qarte rrezikun potencial per tu perfshire ne aksidente rrugore!

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2141839372769089/