AKTUALITET, 6 Prill 2018, 21:59

Ministri Kotzias vjen sërish në Tiranë, ja çfarë shkruajnë mediat greke

Ministri Kotzias vjen sërish në Tiranë, ja çfarë

Ministri i jashtëm grek do të vizitojë sërish Shqipërinë. Këtë lajme e bën me dije media greke ‘Protothem’, e cila shkruan se vetëm pak ditë pas vizitës së tij në Shqipër, Kotzias do të vijë sërish gjatë një turi dy ditor në Ballkan.

Sipas gazetës greke, vizita e Kotzias do të nisë të martën, pak pas Pashkëve, duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe më pas Shkup, i cili është destinacioni i tij i fundit.

Referuar burimeve të kësaj gazete, Kotzias do të shoqërohet nga një delegacion i vogël në numër.