AKTUALITET, 6 Prill 2018, 23:01

Arrestohet autori i vrasjes me armë zjarri të 25-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes me armë zjarri të 25-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes me armë zjarri të 25-vjeçari Rexhep Alihasani pasditen e sotme.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e Safet Rizaj, 23 vjeç, banues në fshatin Luzhë.

Policia njofton se: Gjatë kontrollit këtij shtetasit ju gjetën dhe sekuestrua arma zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur nga autori. Shtetasi Safet Rizaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.