AKTUALITET, 6 Prill 2018, 23:45

Pacolli tregon çfarë i ka thënë Erdogani për Gylenin në Stamboll

Pacolli tregon çfarë i ka thënë Erdogani për Gylenin

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka treguar për takimin e me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan. Takimi i zhvilluar në nëntorin e vitit të kaluar, takim që sipas Pacollit ishte i ‘shkurtër’

 “Kur e kam taku Presidentin e Turqisë në Konferencën Islamike në Stamboll më thotë: Behgjet; Çka po bëni me shkollat atje. Kur po i mbyllni?’, tregoi Pacolli në Speciale me Berat Buzhalën në T7. ‘Shkollat ka kohë kur i mbyllim”, tregon Pacolli t’i ketë thënë Erdoganit. “Asnjë korrespodencë nuk kemi marrë që të na kërkohet ndonjë veprim në këtë drejtim”, tha ai.
Ditë më parë, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zymberaj tha se Pacolli kishte refuzuar një kërkesë të kryeministrit turk, Binali Yıldırım për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylen në Kosovë.