AKTUALITET, 6 Prill 2018, 21:26

I mori 65 mijë euro dhe u zhduk, administratori sot rishfaqet drejtor i Patentave

I mori 65 mijë euro dhe u zhduk, administratori sot rishfaqet drejtor i

Bezhan Rexhaj tregon se në vitin 2010 ka blerë një dyqan me vlerë 65 mijë euro nga Kreshnik Tepelena. Në kontratë thuhej se dyqani do të ishte gati për 6 muaj, por muajt u bënë vite dhe Kreshniku u zhduk, për t’u rishfaqur sot si drejtor i Drejtorisë së Patentave në Vlorë.

em>“Iu drejtova emisionit “Stop” për arsye se kam marrë një dyqan në lagjen “24 Maj” nga firma me administrator Kreshnik Tepelenën. Në momentin që bëmë akt – marrëveshjen, e bëmë se do të ma kthente dyqanin për 6 muaj. I pagova në dorë 55 mijë euro dhe 10 mijë euro ia kam dhënë me mandat arkëtimi. Në momentin që i dhashë paratë e fundit, më tha që brenda pak ditëve do ta mbaronte. Nga ky moment Kreshniku mu zhduk.

Pas vitit 2015 e hodha në gjyq dhe i kam marrë një shumë parash prej 20 milionë e 300 mijë lekësh si fitime të humbura”.

Denoncuesi tregon se ka paguar 65 mijë euro në dorë për dyqanin, për të cilat i është dashur të punojë 22 vite në emigracion. Ai rrëfen i përlotur se endet për këtë problem prej 8 vitesh, por nuk po gjen dot zgjidhje.

[gallery ids="90142"]

Përmbaruesi i çështjes, Arben Matani, pasi nuk gjeti as prona e as para në emër të shoqërisë, i ka dërguar shkresë zyrave noteriale për t’i ndaluar të kryejnë transaksione.

Emisioni “Stop” mundi të komunikojë me Kreshnik Tepelenën, ish -administratorin e shoqërisë “Eden & Andon” dhe kreun e Patentave , i cili thotë që ka qenë administrator, por firma nuk ka para ta paguajë Bezhan Rexhajt.

“Objekti ka mbaruar në vitin 2011. Dyqani është i mbaruar dhe unë mund t’i përgjigjem në momentin që të kem mandatin si administrator. Deri kur unë kam patur mundësinë si administrator t’i përgjigjem shoqërisë, ndërkohë që zotëria me gjysmën e parave që nuk ka dhënë, e vendos në funksion dyqanin”.

I pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop” se përse nuk ia ka dorëzuar dyqanin Bexhan Rexhajt sipas detyrimit ligjor, Tepelena u shpreh se nuk ka qenë vetëm përgjegjësia e tij, pasi janë tre ortakë. Ndërsa për vendimin e gjykatës për shlyerjen e fitimit të munguar, kreu i Patentave Vlorë tha: “Më vjen keq për këtë nuk përgjigjem dot!”/ tvklan.al