TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen sotme mes disa të rinjve në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri”, pranë Zyrave të Postës Qendrore, ndërsa 4 persona kanë përfunduar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se G.Sh në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë 4 personat.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet ngjarjes. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur
me mjet të mprehtë shtetasit : E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.