AKTUALITET, 6 Prill 2018, 23:07

Historia e maskave të ’97-ës, si shpëtuan Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi

Këngëtari Redon Makashi i ftuar në studion e emisionit BOOM ka rrëfyer një episod jo fort të këndshëm të vitit 1997 kur jepte koncerte me Aleksandër Gjokën. Ai tregon si i dolën maskat në Kërrabë dhe reagimin që bëri Aleksandër Gjoka.

Redon Makashi: Ka qenë 1997, ne bënim koncerte. Si kemi shpëtuar! Na ndaluan autobusin në Kërrabë, ata ishin me maska, me automatik. U futën brenda dhe filluan kontroll. Ne ishim të ulur! U afrua njëri nga ata dhe tha: Uuu, Sandër Gjoka. O Sandro nuk më njef ti mua? Sandri kështu: Po ku të njof ty o vëlla, ti je me maska./oranews/