AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 08:55

Mbytet peshkarexha në Vlorë, rrezikojnë tre peshkatarët

Mbytet peshkarexha në Vlorë, rrezikojnë tre peshkatarët

Një peshkarexhë është mbytur  në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sazanit në orët e para të mëngjesit

Si pasojë e një avarie, mjeti është mbytur.  Nga mbytja e peshkarexhës u rrezikuan tre peshkatarë. Ata kanë qëndruar që prej orës 23:00 në bukëpeshk, bën me dije gazetari Enrik Mehmeti për BalkanWeb

Për fatin e tyre të mirë mundën të shpëtojnë nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi. Trageti ka zbritur një varkë shpëtimi dhe më pas i kanë dhënë ndihmën e parë.

Policia po heton nëse ka pasur dijeni më parë në lidhje me ndonjë mosfunksionim të plotë.