AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 13:06

Mbyllja e basteve/ “Do merremi me fëmijët tuaj”, Braçe nxjerr në parlament mesazhin kërcënues

Mbyllja e basteve/ “Do merremi me fëmijët tuaj”,

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka publikuar një mesazh kërcënues që ka marrë ai dhe deputetët e tjerë të Komisionit të Ekonomisë për miratimin e ligjit për mbylljen e kazinove dhe basteve.

“Ju po merreni me bukën e fëmijëve dhe ne do të merremi me fëmijët tuaj”, ky është mesazhi kërcënues që ka nxjerrë Braçe.

“E bëmë ligjin, është sot në rend dite, e diskutuam, forcuam dhe e votuam po aty dhe pas një ore do ta votojmë . Nuk na keni njohur, nuk tërhiqemi nga beteja jonë,” kështu është përgjigjur Braçe.

Mbyllja e basteve dhe kazinove do të bëhet duke filluar nga data 31 dhjetor 2018.

Fjala e plotë e Braçes:

Kush nga ju mendon se jemi të dobët po bën gabimin e jetës dhe do ti kushtojë shumë, shumë më tepër se ai mendon dhe po pëson jo vetëm nga ky ligj”- ka thënë Brace, teksa ka vijuar më tej me leximin e të tjera mesazhesh kërcënuese.

“Nuk e bëni dot atë ligj, nuk i mbyllni dot, nuk e votoni dot, ja do ta shihni”, Artikuluar nga një grusht njerëzish që sot mungojnë në sallën e Kuvendit dhe kanë një përgjegjësi të madhe në përhapjen e aktivitetit të lojërave të fatit në këtë vend.

Iu përgjigjem: E bëmë ligjin, është sot në rend dite, e diskutuam, forcuam dhe e votuam po aty dhe pas një ore do ta votojmë . Nuk na keni njohur, nuk tërhiqemi nga beteja jonë

“E keni bërë me këmbë pa studiuar pa analizuat tregun e fenomenin, artikuluar nga njerëz pse jo edhe të lexuar që malinjitetin e kanë brenda tyre dhe që mllefin ua nxjerr në pah”

Iu përgjigjem: E keni gabim, nuk dini asgjë në fakt, çdo segment i tregut është studiuar në imtësi nga zgëqi i fundit ku zhvillohet deri te keqbërësi më i fortë ndër ta, i cili i ka shpëtuar qartë rrjetës kufizuese të vendosur nga ligji. TPZ.AL