AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 10:35

Grushta policit, prangoset lushnjari/ EMRI

Grushta policit, prangoset lushnjari/ EMRI

Një 30-vjeçar është arrestuar në qytetin e Lushnjës pasi ka goditur punonjësin e policisë për shkak të detyrës.

Efektivi i policisë ka ndërhyrë për të zbatuar një vendim të Bashkisë Lushnje, ndërsa Flamur Arapi ka kundërshtuar këtë vendim madje ka ushtruar dhunë ndaj policit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Flamur Arapi, 30 vjeç, banues në fshatin Kadiaj, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë në Komisariatin e Lushnjes i cili ka qenë në një zbatim vendimi të Bashkisë Lushnje për konfliktin e pronësisë që ka pasur shtetasi Flamur Arapi me shtetasin O.A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal. TPZ.AL