AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 10:10

Ligji për Teatrin Kombëtar, Budina: Si do që të votojnë deputetët Teatri nuk do të shembet!

Ligji për Teatrin Kombëtar, Budina: Si do që të votojnë

Me anë të një deklaratë për mediat, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i bëri thirrje deputetëve që të tërhiqen nga ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas regjisorit Edmond Budina deputetët janë të informuar dhe po bëhen palë në vjedhje kundër interesit publik dhe në shkelje të Kushtetutës.

Budina theksoj se si do që të votojnë deputetët, Teatri nuk do të shembet, pasi Aleanca e ka shprehur qartë qëndrimin e saj për mbrojtjen e Teatrit.

“Deputetët po bëhen haptazi palë në vjedhje kundër interesit publik dhe në shkelje të Kushtetutës. Çfardo që të bëni në pjesën e mbetur të jetës tuaj, kudo që të shkoni, kjo votë do t’ju ndjekë nga pas. Do të konsideroheni si deputetët që votuan për të vjedhur popullin e tij. Jeni ju ato që do të vendosni se me çfarë reputacioni do të mbaheni mend para popullit tuaj.

Për ne votimi i sotëm është thjeshtë konfirmimi i radhës që kemi të bëjmë një qeveri të paskruptullt, qartazi kriminale, e cila nuk ndalet para asgjëje me qëllim kryerjen e grabitjes së planifikuar.

Aleanca e ka shprehur qartë qëndrimin e saj se Teatrin do ta mbrojmë deri në fund, qoftë dhe me trupat tanë po qe e nevojshme.

Si do që të votojnë sot deputetët, Teatri nuk do të shembet. Sot janë deputetë që duhet të vendosin në cilën anë të historisë do të qendrojnë. Mos u bëni palë më vjedhjen, mos u bëni palë me vjedhjen e kushtetutës. Brezat që do të vijnë nuk do t’ua falin!”- u shpreh Budina.