TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dosjet e vitit 1997 që tronditën qytetin e Beratit do të hapen për tu hetuar së shpejti, ky është premtimi që bën drejtori i policisë së këtij qyteti. Artjon Duka synon forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe organeve të tjera të pushtetit vendor që u mbajt këtë të mërkurë në qytet.
Në vitin 1997 në Berat u përplasën dy bandat famëkeqe, ajo e Altin Dardhes dhe Burhanëve, bilanci ishte tragjik, u vranë 300 persona në Shqipëri dhe jashtë saj.
Bandat e armatosura nuk kursyen as sulmet e armatosura ndaj komisariatit të Beratit.
Drejtori i Policisë Beratit u shpreh se këto dosje po studiohen për synimin për të rihapur hetimet. Drejtori i Policisë së Beratit ftoi qytetarët të jenë më bashkëpunues më Policinë e Shtetit për të parandaluar ngjarjet kriminale. TPZ.AL