AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 11:36

FOTO/ Më shumë modë se politikë

Sa herë ka seancë plenare apo ndonjë event, sigurisht që sytë na mbesin gjithnjë tek ajo çfarë deputet zgjedhin të veshin.

E ndërsa temperaturat kanë rënë, duket se një pjesë e mirë e tyre i janë rikthyer pantallonave.

“Dy shoqe ne, ne duhemi si motra”! Blerina Gjylameti dhe Klodilda Bushka kanë zgjedhur të veshin pantallona, të kombinuar me xhaketë të shkurtër.

Xhaketa duket e preferuara dhe e Elisa Spiropalit, Ogerta Manstarliut dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Kjo e fundit ka preferuar që të veshë një fustan.

Ndërkohë që nga fotot e shkrepura të LSA shohim dy ministrat atë të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe atë Infrastrukturës dhe Energjitkës, Damian Gjiknurin.

Duket se ka diçka që i shqetëson ministrat, ndërsa shihen tek diskutojnë. Grushti i Gjiknurit na kujton Recitalin e Malsorit të Migjenit: “O si nuk ka një grusht të fortë, t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë”. Mos ka ndonjë lidhje me opozitën, ku kjo e fundit ka kohë që ka braktisur seancat plenare.