AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 09:49

Gënjeshtra e Veliaj për paratë e fituara në gjyq, deputeti i PD: I ka marrë nga fondi i mamit

Gënjeshtra e Veliaj për paratë e fituara në gjyq, deputeti i

Kryetarit të Bashkisë së Tiranë s, Erion Veliajt i ka dalë gënjeshtra hapur në shesh.

Në një video të postuar në profilin e “Facebook” Veliaj deklaron se ka dhuruar dy kompjutera për një nga shkollat e kryeqytetit me paratë që ka fituar nga gjyqi për shpifje me këshilltarin demokrat Akil Kraja, madje kjo situatë e Veliajt ka gjetur pasqyrim dhe në media duke u bërë lajm.

Kryebashkiakuj deri më tani nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Kraja për shkak se vendimi është apeluar dhe do të duhet të pritet një vendim i dytë i drejtësisë.

Po për këtë çështje ka reaguar së fundi dhe deputeti demokrat Edi Paloka, i cili tregohet i ashpër në ironinë e tij duke thënë se Veliaj i ka marrë paratë nga fondi i mamit, njësoj siç kujtojmë ka deklaruar dhe për dasmën e tij luksoze në kalanë e Gjirokastrës.

“Janë sulur të gjithë ta quajnë mashtrues… Vërtetë nuk i ka nga paratë e gjyqit po hë për hë i ka marrë nga fondi i mamit”, shkruan Paloka në Facebook.

“I dhurova shkollës “Isa Boletini”në Kodër Kamëz dy kompjuterat e parë pas fitores së të vërtetës mbi shpifjet!

‪Pas rikonstruksionit dhe dyfishimit të ambienteve, do vazhdojmë ta fuqizojmë shkollën shembullore me kompjutera nga shpifjet çdo javë!”, shkruante dje me nxitim Veliaj, ku nuk harronte të përmendte dhe porosinë e shefit të tij, kryeministrit Rama. TPZ.AL