TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmi ndaj turistëve spanjollë nuk ishte sulmi i parë që bëhej në restorantin “Panorma”. Prej vitesh Mihal Kokëdhima shquhej për ‘bëmat’ e tij prej të forti duke zhvatur çdo klient që futej në lokalin e tij.
Në rrjetet sociale disa qytetarë kanë shkruar dhe kanë treguar historinë e tyre në lidhje me pronarin Mihal Kokëdhima. Njëra prej tyre rrëfen se Mihali e ka ofenduar në mes të lokalit dhe e ka quajtur "kokrra e ku*vës”.
Madje më tej, sipas qytetares, ai ka shtuar: S’besoj se këtë fëmijë e ke me burrin tënd.
Një tjetër qytetarë tregon se kanë paguar 200 mijë lekë të vjetra për një drekë me kocë rezervati dhe kishin kërkuar shpjegim. “Çfarë menuje doni ju, unë u vë kollaren njerëzve sa futen në derë,”- u ka thënë Mihali.
Të mërzitur dhe të ndjerë të përdorur, qytetarët mësohet t’u jenë drejtuar policisë nga e cila sipas tyre kanë marrë shpjegimin: Është kushëriri i Koço Kokëdhimës.
Mihal Kokëdhima u shfaq dje në një video teksa hipte mbi kofanon e furgonit të turistëve spanjollë.
Ai ka ecur mbi 3 kilometra mbi kofano duke e thyer xhamin e parmë të makinës me duar.
Turistët filmuan gjithë ngjarjen dhe e denoncuan në polici.
Turistët spanjollë ishin ankuar për shërbimin, që sipas tyre nuk ishte në lartësinë e duhur dhe pronari Mihali i ka ndjekur nga pas.