AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 11:55

Mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Opozita do të vijojë me kryengritjen popullore

Mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Opozita do të vijojë me


Pas përfundimit të mbledhjes së nisur mëngjesin e sotëm mes strukturave të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje të shkurtër publike, deklaroi se opozita do të vijojë me “kryengritjen popullore”, duke e konsideruar 30 qershorin si “groposje të vlerave të demokracisë”.

“Vlerat e demokracisë të groposur më 30 qershor me farsën moniste të rivendosen një minutë e më parë, ndaj edhe thirrje mbarë qytetarët shqiptarë të vazhdojmë betejën deri në fitoren tonë të plotë.

Akt i mençur i PD që nuk u bë pjesë e farsës së narkoshtetit, farse elektorale ku baronët e drogës e krimit me pushtet e në shpellat e drogës vendosin për fatin e qytetarëve”- tha Berisha.

Më tej, lideri historik i PD-së, shtoi se është e domosdoshme që opozita të qëndrojë besnike e vlerave, pasi vendoret e së dielës, nuk ishin zgjedhje sipas tij dhe në mbështetje të këtij argumenti i referohet Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Është jetike që opozita të qëndrojnë e papërlyer, besnike e vlerave dhe për asnjë sekondë fasadë e regjimi të urryer që kanë pasur shqiptaret nga koha e Enver hoxhës deri sot zgjedhjet janë të dënuara me vdekje, nuk ishin zgjedhje ato, cilido që mendon le të rikujtojë pak konventën evropiane të të drejtave të njeriut për votën, zgjedhjet për të gjitha këto”, tha ish-kryeministri.