TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debate mes dy deputetëve Halit Valteri dhe Kujtim Gjuzi në Kuvendin e Shqipërisë.
Replikat në Kuvend:
Halit Valteri: Mos na vret veten Kujtim Gjuzi, po e vrau veten si do ta bëjmë parlamentin?
Gramoz Ruçi: Kërkoj ti tërheqësh të gjitha fjalët që the për të.
Kujtim Gjuzi: E para një herë jam nga ata zotnit që nuk e vras mendjen, se të vrasësh vetën quhesh kriminel. Më korrigjoni zoti Ulsi Manja.
Pse akoma mendon njeri këtu që presidenti është legjitim? Pse nuk e bëni reformën në drejtësi. Edhe ajo Bindja Demokratike. O Astrit Patozi je i paligjshëm.
Një letër ta kam ruajtur, e kam në çantë. nuk është çantë njësoj si ajo e juristit Braho. Kujdes! Se me e pa atë letrën që ke shkruar në Fan të Mirditës…
Të lutem mos lejo njerëzit të Ruçit që të bëjnë thirrje për vetëvrasje këtu.
Gramoz Ruçi: Po ça të them unë ty, ti ngrihesh të replikosh me Valterin del dhe replikon me Astrit Patozin.