AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 09:04

Njoftoi protesta, Basha mbledh me urgjencë strukturat më të larta të PD, çfarë do të diskutohet

Njoftoi protesta, Basha mbledh me urgjencë strukturat më të larta


Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur me urgjencë mbledhjen e strukturave shumë të rëndësishme të PD-së.

Pas njoftimit të vazhdimit të aksionit opozitar, Basha ka nisur përgatitjet dhe sot paradite do të mbledhë strukturat më të larta të partisë, me synim organizmin e aksionit opozitar.

Në orën 10:00, Basha do të zhvillojë një takim të përbashkët me Kryesinë dhe grupin e ish-deputetëve.

Ndërsa më pas në orën 11:45, Basha do të zhvillojë një mbledhje urgjente me Këshillin Kombëtar të PDSH.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike ftoi sot qytetarët që t’i bashkohen protestës së radhës së opozitës kundër qeverisë Rama, të hënën në orën 20:00.